PE mbështet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Raporteren për Shqipërinë, eurodeputeten Isabel Santos.

Meta u shpreh se gjatë takimit vlerësoi angazhimin e Santos dhe të Parlamentit Evropian në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

“Ramë dakord se krimi i organizuar dhe emigracioni përbëjnë shqetësim serioz, që duhet trajtuar me përparësi”, theksoi Meta në një reagim.

“Dita e sotme shënon 11-vjetorin e vendimit të Këshillit Evropian për liberalizmin e vizave me Shqipërinë. Është e domosdoshme, që ky proces të përmbyllet me rajonin tonë, duke liberalizuar sa më parë vizat edhe me Kosovën, të vetmit vend që nuk i është mundësuar ende kjo e drejtë edhe pas plotësimit të të gjitha kushteve”, theksoi Meta.

“Theksova gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke u ndalur edhe në situatën shqetësuese të krijuar në Bosnjë-Hercegovinë, së cilës Bashkimi Evropian duhet t’i kushtojë vëmendjen e duhur pa humbur kohë”, tha Meta./ATSH/

Share This Article