Ndërsa votoi kundër tij, nënkryetari i LSI-së reagoi sërish për votimin në Kuvend të aktit normativ për ndryshimet në buxhetin 2021.
Në një postim në facebook ai thotë se sot Rama dhe rilindja u grabiten shqiptareve 200 milion euro per OSHEE.
“OSHEE baderdis parate dhe me to blen edhe vota dhe duhet te hyjne gjithe shqiptaret ne borxh per keta.Ujesjellsat i kane 200 milion dollare energji elektrike, qe OSHE nuk ja merr, ndersa njerezit e thjeshte i futen ne burg per 30 mije leke te vjetra energji te papaguar.600 milion euro gjoja investime ka përpirē OSHEE dhe sot eshte ne grope financiare.50 milione dollare ne vit harxhon aktualisht OSHEE vetem per rroga dhe e ka rritur 20 milion dollare fondin e pagave brenda nje vit nga 30 milion ne vitin 2017 ne 50 milion ne vitin 2018.OSHEE ka shitur energji sivjet si ne asnje vit tjeter dhe kerkon (grabit) edhe 200 milion euro te tjera”.
Për Vasilin është e patolerueshme heshtja e drejtësisë së re përballë abuzimeve të qeverisë.
“Drejtesia e re e turpit nuk leviz gishtin.Faktet ulerijne, por SPAK ka vene perde perpara syve dhe nuk ka vene askend perpara pergjegjesise per kete megavjedhje.Cfare dreq drejtesi e kapur dhe e shitur eshte kjo qe i kundervihet hapur popullit te vet per te mbrojtur korrupsionin e qeverise.Sot u votua nga Rama dhe rilindja nje tjeter hajduteri e madhe kunder popullit.Vota ime sot ishte kunder, por eshte shume pak sepse duhet qe te gjithe votat e shqiptareve qe u vodhen sonte te jene kunder!”