Një rekord botëror për një mbrojtës dhe një seri aktivitetesh të ditëve të fundit ka bërë që klubet e Premier League të shpenzojnë 1,71 miliardë dollarë për lojtarët e rinj në transferimet e verës.
Totali, i konfirmuar nga kompania Deloitte’s Sports Business Group, është i dyti më i lartë ndonjëherë, pak më poshtë se rekordi prej 1,43 miliardë i vendosur në 2017.
“Shpenzimet e klubeve të Premier League vazhdojnë të nxiten nga një dëshirë për të pasur sukses në fushë duke filluar nga konkurrimet në krye të Premier League deri tek kualifikimi për në UEFA Champions League, thjesht për të mbijetuar”, theksoi Dan Jones i Deloitte’s Sport Business Group në një deklaratë.