Kombëtarja shqiptare U-19 ka regjistruar fitoren e parë në “International Memorial Tournament”, turne ky që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Nevil Dede kanë fituar me rezultatin 2-1 Olimpja Lubjanën në ndeshjen e tretë në grup. Heroi i shpresave ishte padyshim talenti i Tiranës, Ernest Muçi që shënoi golin e parë për kuqezinjtë dhe të tretin në këtë turne.
Ndërkohë, Ibrahimi shënoi në minutën e 66-të golin e dytë. Ky turne do të mbyllet nesër me ndeshjen për vendin e 5-stë ku kuqezinjtë e Dedes do të luajnë përballë Kroacisë U-19 në orën 09:45.