Joe Biden nuk i mban dot gazrat përpara Dukeshës britanike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nuk ndalen skandalet e presidentit amerikan, Joe Biden gjatë samitit të klimës në Britaninë e Madhe. Fillimisht u publikuan pamjet kur 78-vjeçari Biden dremit teksa po dëgjon fjalimet në samitin COP26.

Por së fundmi është raportuar se presidenti amerikan nuk i ka mbajtur dot gazrat teksa po fliste me Dukeshën e Kornuollit.

Camilla- gruaja e Princit Charles- tha se pordha e presidentit ishte kaq e gjatë dhe e zhurmshme, sa nuk mund të injorohej. Sipas Daily Mail, Dukesha ka mbetur e shokuar nga kjo situatë, sa ka folur për të me ditë me radhë.

Nje burim madje tha se 74-vjeçarja nuk ndalon së foluri për këtë gafë të rëndë. Incidenti me gazrat ndodhi gjatë një takimi në galerinë Kelvingrove në kuadër të samitit të rëndësishëm për klimën.

Pak orë më parë, Biden u filmua duke fjetur në mesin e fjalimeve në samit.

Share This Article