Nga “Foktorja” e Pogradecit, ku po mbahet tani, ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se janë mbledhur 4200 firma për Kuvendin Kombëtar dhe do të dorëzohen nesër në selinë blu.
“Kam një lajm të keq për peng kryetarin. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti përkulu para firmave të anëtarëve të PD se 4200 kanë firmosur. Do të vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjerë do të jetë festa më e madhe e PD në historinë e saj, do të jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë dhe i sigurt në fitoren ndaj narko-shtetit,” u shpreh Berisha
Gjatë fjalës ish-kryeministri Berisha tha se ka një mesazh për Edi Ramën. Duke iu drejtuar kreut të qeverisë, Berisha tha se ai është i pashpresë dhe se Foltorja “i ka kallur datën”.
“E garantoj se me Sali Berishën do të bashkohen të gjitha burrat e gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor. Burrat e vajzat që jetojnë me djersën e ballit. Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv para këtyre burrave dhe grave, të gjitha krimet e mëkatet e këtyre tetë viteve mbathja për Beograd se atje të presin me krahë hapur.”