Turistët nga Kosova ngjiten në majën e Shkëlzenit

albnews
By
2 Min Read

Grupe turistësh nga Kosova ju ngjitën alpeve, majës së Shkëlzenit, një nga destinacionet më të bukura të turizmit malor.

Lajmi bëhet i ditur nga prefekti i qarkut Kukës Zenel Kuçana, i cili shprehet se Alpet po bëhen gjithnjë dhe më tërheqëse për turistët vendas dhe të huaj.

“Gjithnjë e më tërheqëse për shoqëritë alpiniste  bjeshkatare, malet e qarkut Kukësit. Fundjavat në qarkun tonë janë të mbushur me vizitor vendas dhe grupe alpinistësh të cilët po shijon ngjyrat e vjeshtës dhe kohën e mirë me diell. Grupet alpiniste me shoqëritë tyre nga Kosova këtë javë u ngjitën në majën e Shkëlzenit 2407 m në Tropojë”, shprehet ai.

Po ashtu Kuçana shton se “pikënisja ishte fshati Kërrnajë, nga fshati është ndjekur shtegu i qafës së Radeshës duke vazhduar rrugëtimin nga shtigjet e tek kreshta veriore deri pranë shkallës së Rudinës” .

“Nga kreshta veriperëndimore ngjitet maja ikonike e Shkëlzenit. Kurse kthimi u bë nga faqja jugore me zbritje direkte në drejtim të fshatit Kërrnajë. Ngjitja ishte  sfiduese , bukuritë e bjeshkëve të stimulojnë çdo hap të bërë, sytë e bjeshkatarëve shkëlqenin duke pasqyruar bukuritë e natyrës , kurse shpirti i tyre mbushej me frymëzimin e natyrës së bukur, duke medituar dhe kujtuar këto madhështi magjepse e të mrekullueshme”, shprehet ai./ATSH/

Share This Article