Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë, homologun holandez, Marke Rutte, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Ceremoniali i Mirëseardhjes u zhvillua përpara Kryeministrisë, ndërsa dy Kryeministrat po zhvillojnë aktualisht një takim. Rutte dhe Rama pas takimit do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Kryeministri holandez Rutte do të vizitojë gjithashtu ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.
Rutte viziton Shqipërinë në kuadër të një turi që do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.