Identifikohen viktimat e aksidentit të rëndë në kryqëzimin e “21 Dhjetorit” në Tiranë. Bëhet fjalë për Luan Cenollarin dhe Ali Bejon, ky i fundit 69 vjeç.
Cenollari drejtonte mjetin që u përplas me një tjetër makinë të drejtuar nga 30-vjeçari Emirjan Doko ndërsa Bejo ishte pasagjer.
Dyshohet se 30-vjeçari, Emirjan Doko, ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dhe është futur me semafor të kuq.
Ora News mëson se gjatë kontrollit të makinës së Dokos është gjetur një armë zjarri pushkë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Ora News/