ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 1 hour ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 1 hour ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  1 hour ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  1 hour ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  1 hour ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj: Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit

albnews by albnews
28 January, 2019
in Kosova
0
Haradinaj: Nëse Serbia thotë ‘kurrë s’ ju njohim’, ne kurrë nuk e heqim taksën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është e mundur këtë vit, por jo duke përfshirë ndryshimin e kufijve”, ka thënë kryemiistri, Ramush Haradinaj.

Ai, po ashtu, ka paralajmëruar se këmbimet e territorit mund të ringjallin demonët e vjetër në Ballkanin e luftës.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Në një intervistë për AFP, Haradinaj tha se besonte se një marrëveshje ishte ende e arritshme, madje edhe këtë vit, por se ai nuk do të lëshonte pe në çështjen e shkëmbimit të territoreve.

“Kufijtë ishin subjekt i luftërave të kaluara”, shtoi ai, duke iu referuar pjesërisht konfliktit separatist të vitit 1998-99 që në mënyrë efektive ndau Kosovën, një krahinë me shumicë etnike shqiptare, larg Serbisë. “Më shumë se 13,000 vetë u vranë në luftë, shumica e shqiptarëve etnikë”, shkruan AFP.

“Ndryshimi i kufijve përsëri do të ishte i rrezikshëm dhe nuk na afron në një marrëveshje, ai na largon nga ajo”, shtoi Haradinaj.

Kundërshtimi i fortë i Haradinajt ndaj ndryshimeve kufitare e vë edhe publikisht kundër presidentit Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në bisedimet e udhëhequra nga BE-ja me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiq.

I pari i Qeverisë kosovare foli edhe për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës.

“Haradinaj i tha se tarifa ishte një përgjigje ndaj “arrogancës” të zyrtarëve serbë, të cilët ai akuzon për sabotimin e përpjekjeve të Prishtinës për t’u bashkuar me organizatën globale të policisë, INTERPOL, vitin e kaluar. Beogradi ka kohë që ka bërë fushatë për ta mbyllur Kosovën jashtë organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB. Haradinaj tha se tarifa nuk do të hiqej derisa Beogradi të njihte Kosovën, por ai që nga ajo kohë e zbuti qëndrimin e tij, duke thënë se do ta hiqte taksën nëse përpjekjet do të bëhen me besimin e mirë për të rifilluar dialogun”, shkruan AFP.

“Nëse bisedimet bëhen serioze… nëse ka një konferencë… ku gjithçka është e përgatitur për të marrë një vendim, ne do të japim një shans për procesin”, tha ai për AFP.

“Por nëse Serbia thotë se kurrë nuk do ta njohë Kosovën, përgjigjja ime është ne kurrë nuk do ta heqim taksën”, shtoi ai.

Haradinaj foli edhe për ankesat e serbëve të Kosovës, për të cilit tha se ata jetojnë si serbë në Kosovë dhe vlerat e tyre respektohen.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result