Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e sotme u shpreh se përpjekjet për të ndaluar këtë vullkanin e Foltores janë sa qesharake aq edhe të turpshme.
Ai theksoi se Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur nga ata dhe nuk do të mblidhet nga rendi i ditës nga peng-kryetari, por sipas rendit të atyre guximtarëve në formularë.
“Përpjekjet për të ndaluar këtë vullkan janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të firmave, peng-kryetari mbledh kryesinë fake të kësaj partie, e cila në masën 60% të saj është zgjedhur me dhunim flagrant të statutit të partisë, jo me vonë të Këshillit. Ai njofton datën 18 dhjetor që ia ka dhënë Edi Rama për të mbajtur Kuvendin e PD-së. Me këtë rast unë dua të garantoj të gjithë firmëtarët, se firmat e tyre do të skaliten në moralin e pluralizimit të Shqipërisë.
Kuvendi i PD-së do të mblidhet datën e shpallur nga ata dhe nuk do të mblidhet nga rendi i ditës nga peng-kryetari, por sipas rendit të atyre guximtarëve në formularë. Të harrojë kush se mund të luajë me revolucionin paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. I them Edi Ramës hiq dorë se do të fytesh në histori si daja yt se donte të bllokonte pluralizmin me tanke. Për peng-kryetarin nuk kam ndonjë mesazh të veçantë, sepse ai komandohet nga pengmarrësi, po me 11 dhjetor je i ftuar të vish”, tha Berisha.
Ai theksoi se qëllimi makabër e pengut dhe pengmarrësit është që t’ia vjedhin axhendën e ditës kuvendit të 11 dhjetorit.
“E njofton Bashën se data 11 dhjetor është vetëm fillimi i Kuvendit të PD-së. Kuvendi do të vazhdojë veprimtarinë e tij deri në rivendosjen e pluralizimit politik në Shqipëri. Prandaj mos mendo Edvin se duke vjedhur data do t’i dalësh para këtij kuvendi. Nga data 11 e deri në mision e tij, janë vetëm të kuvendit. T’i keni shumë të qarta gjëra, ky është një revolucion paqësor.
Qëllimi makabër e pengut dhe pengmarrësit është që t’ia vjedhin axhendën e ditës kuvendit. I vini gishtin kokës të dy, sepse ata që kanë vënë firmat, ata nuk pranojnë kurrë që njeri në botë t’u ndryshojë një germë nga axhenda që kanë përcaktuar. Ju keni frikë dhe tmerr sepse u keni kaq shumë borxhe qytetarëve”, tha Berisha.