Në oren 16.00 kryetari i PD Lulzim Basha ka thirrur në një takim kryetarët e 71 degëve të PD.
Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 Dhjetor.
Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD por nga ana e mbështetësve të Berishës ky vendim quhet nul.
Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.
Nga ana e tij kreu i PD-së Basha ka treguar se qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “strukturës paralele”. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.
Dje Deputeti Flamur Noka bëri një deklaratë të fortë në Ora News ku hodhi akuza se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po ndihmon Bashën për të dëmtuar Kuvendin e datës 11 dhjetor.
Në një lidhje skype me gazetarin e Ora News, Arnold Kariqi, Noka akuzoi Velinë se po ndërhyn në çështjet e brendshme të Partisë Demokratike duke i bërë presion demokratëve që të mos shkojnë në kuvendin e 11 dhjetorit por në atë të 18 dhjetorit.