Mbajtja e kafshëve shtëpiake dhe shëtitja me qen do të ndalohet dhe dënohet në Iran.
Sipas njoftimeve, grupi i politikanëve në parlamentin iranian përgatitën sot një projektligj të ri . Sipas projektligjit, qentë që shëtiten më këmbë do të dënohen me gjobë të rëndë, ndërsa automjetet që kryejnë transportimin e tyre do të konfiskohen për tre muaj.
Përveç kësaj, pronarët e shtëpive së shpejti nuk do të lejohen t’u japin me qira banesat e tyre pronarëve të qenve dhe maceve.
Në besimin islam, mbajtja e një qeni në shtëpi konsiderohet “e papastër”, drejtuesit zyrtarë të veprimtarive fetare në Iran kanë mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj të gjitha kafshëve shtëpiake. Ata gjithashtu besojnë se shëtitja e qenve shkakton panik tek popullata.
Policia u përpoq disa herë të ndalonte qentë, por në fund asgjë nuk funksionoi. Tani ndalimi i tyre do të bëhet me ligj.
Vëzhguesit, megjithatë, besojnë se edhe një ligj i ri në këtë drejtim do të injorohet nga pronarët e qenve dhe maceve ashtu si ndalimet e mëparshme.
Vitet e fundit, tendenca drejt zotërimit të kafshëve shtëpiake është rritur ndjeshëm, gjithnjë e më shumë të rinj iranianë marrin qen dhe mace si kafshë shtëpiake, veçanërisht për fëmijët e tyre.