Nga Tirana, në Foltoren me gratë demokrate, ish-kryeministri Berisha u shpreh se vendimi i parë që do të marrë PD-ja me të ardhur në pushtet do të jetë shpallja non grata e Sorosit.
Ai theksoi se ambasadorja Yuri Kim është një ambasadore që më shumë promovon politikën e Sorosit se sa SHBA-së dhe se për të shkelur në zyrën e tij, ajo duhet tu kërkojë falje demokratëve për barin.
“Për të gjitha ato që ka bërë Soros, unë kam kërkuar qysh në vitin 2017 shpalljen non grata të tij. Në emër tuaj, do t’i them atij se kur të vijmë në pushtet, një nga aktet e para do të jetë shpallja e tij non grata përgjithmonë.
Dua t’i them zonjës ambasadore, e cila, më shumë sesa interesat e vendit të saj, promovon politikën e Sorosit. Unë dua t’i them dy fjalë; në një dalje televizive ajo tha, duke shkelur kushtetutën e venit të saj, se po fitoi Berisha ajo nuk do të më japë dorën ose nuk do të më trokasë në derë. Dera ime si kryeministër apo si kreu i PD-së do të jetë gjithmonë e hapur për ambasadorët e SHBA-ve, me të vetmin kusht; nëse ajo do të quhet Yuri Kim në çdo funksion që do të ketë, nuk do të shkelë kurrë në zyrën time pa ju kërkuar ju të falur për barin ju ua serviri”, tha Berisha.
Ai shtoi se sipas burimeve amerikane Basha i thoshte ambasadores të dalin nga zyra pasi dyshonte se Berisha i kishte vendosur regjistrues.
“Kur ky i pabesë dhe pa dinjitet dhe u garantoj ju se dora dorës do të mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshëm. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij, mi ka imponuar Sali Berisha.
Ju them këtu se burime zyrtare amerikane se i thoshte ambasadores të dalim nga zyra pasi Berisha më ka vendosur regjistrues, të flasim jashtë. Nuk ka asgjë këtu. Unë nuk do të pranoja kurrë atë për mandat të tretë në krye të opozitës, do të gjeja mënyra të ndryshme të vija tek ju. Ne nuk mund të pranonim të bëheshim ministri e Edi Ramës”, tha Berisha.