Berisha: Të japin dorëheqjen Bardhi, Alibeaj, Tabaku, Rushaj dhe Duma

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë “Foltores” së ditës së sotme tha se Lulzim Basha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së për shkak të disfatave që i ka shkaktuar opozitës.

“Je fajtor i 4 disfatave, jam i sigurt që je i përgatitur dhe për 4 të tjera nëse të lë njeri, por ne ty do të të shndërrojmë në një shoqatë më 11 dhjetor”, tha Berisha në një takim me gratë e PD-së ku ishte mjaft i ashpër edhe ndaj sekretarit të Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe nënkryetarëve Alfred Rushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku.

Ndërkohë sipas Berishës ata janë të paligjshëm në postin e tyre pasi janë emëruar nga Basha dhe nuk janë votuar me votë të fshehtë në Këshillin Kombëtar.

“Basha thotë se nuk jep dorëheqjen pasi nuk e parashikon statuti. Atëherë unë po ju them se statuti parashikon që Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët zgjidhen nga Këshilli Kombëtar me votim të fshehtë me 2 kandidatura. E ka të shkruar këtë statuti? E ka statuti. Çfarë do të thotë kjo?

Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë, nuk është zgjedhur me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. Ndaj dhe sot duke shprehur konsideratë për ta, i kërkoj sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD në radhë të parë të japin shembullin duke dhënë dorëheqjen e menjëhershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë.

Është e lehtë të dalësh nga ekrani në ekran për llogari të Edi Ramës e të peng-Bashës, por mos harroni se keni barrë morale të rëndë. Se nuk jeni të zgjedhur, por të emëruar nga peng-Basha. Për të qenë i zgjedhur duhet të emërohesh me votë të fshehtë.

Nëse të ka ngelur një nanogram respekti për të qindra mijëra demokratë që kanë derdhur djersë ndër vite dhe sakrifica dhe që u udhëhoqën nga disfata në disfatë, jepni dorëheqjen. Sa herë të dilni në TV gjithnjë e më të paligjshëm do të dukeni. Nuk meritoni të jeni në postin që jeni. Kjo është një thirrje miqësore, joarmiqësore. Ju që jeni në këtë sallë e meritoni sepse jeni njerëz të lirë kurse ata mbetën pengje të Lulzim Bashës”, tha Berisha.

Share This Article