Presidenti Ilir Meta është shprehur se ka pasur një ‘skenar’ i zi për ndryshimin e kufijve të Kosovës që sipas tij vazhdon ende.
Ai thotë se ndihet krenar që nuk ka lejuar ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovë, ndërsa shton se nëse ai nuk do ndërhynte nuk dihej se çfarë mund të kishte ndodhur.
“Ka pasur një skenar të zi për ndryshimin e kufijve të Kosovës që vazhdon ende, dhe jam krenar që nuk e kam lejuar që ndodhë.
Këto vite është luajtur një nga skenarët më të rrezikshëm për ndryshim kufijsh, po mos të kishte qenë Presidenti Meta, nuk dihet se çfarë do kishte ndodhur”, tha Meta.