Në Kosovë u regjistrua dita më e nxehtë e vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dita e martë është regjistruar si dita më e nxehtë e vitit 2019 ku temperatura ka shënuar 38 gradë celsius, tha për Radion Evropa e Lirë, Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Temperaturat më të larta të vitit janë regjistruar ditën e martë me 38 gradë celsius, në Gjakovë dhe Kamenicë, derisa në pjesët tjera të Kosovës, temperaturat kanë qenë 36 gradë celsius. Megjithatë pritet që temperaturat në ditët në vijim të zbresin pak, të ketë erë nga verilindja si dhe do të shoqërohet me reshje shiu e që është shumë i nevojshëm për shkak të thatësisë”, ka thënë Aliu për REL.

Share This Article