ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës 2 hours ago
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç 2 hours ago
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez 2 hours ago
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT 2 hours ago
Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Banka e Austrisë: Familjet kredimarrëse në Shqipëri, në pamundësi të lartë për të shlyer këstet

albnews by albnews
25 November, 2021
in Albania, Technologji
0
Banka e Austrisë: Familjet kredimarrëse në Shqipëri, në pamundësi të lartë për të shlyer këstet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një studim krahasues i Bankës Qendrore të Austrisë, i bazuar në anketë, tregoi se, gjatë vitit pandemik 2020, familjet huamarrëse në Shqipëri kishin përqindjen më të lartë të moskorrektësisë në pagesën e kredive në banka.

Siç shihet në grafikun bashkëngjitur, gati 40% e familjeve huamarrëse në Shqipëri kishin pasur së paku një herë vështirësi për të shlyer këstin e huasë në 12 muajt para anketës. Gjithashtu Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të familjeve që kishin vështirësi më shumë se një herë për të shlyer këstet gjatë një viti.

RelatedPosts

Ambasada e SHBA në Tiranë njoftim të rëndësishëm për aplikantët për vizë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares që po gjykonte procesin ndaj tij, ekstradohet nga Gjermania 38-vjeçari

BIRN: Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

Sipas buletinit periodik të Bankës Qendrore të Austrisë, Shqipëria u rendit e para për numrin e lartë të familjeve huamarrëse që kishin krijuar vonesa deri në 90 ditë për shlyerjen e huave. Studimi tregoi se përqindja e lartë e familjeve, që nuk kanë mundur të shlyejnë së paku një herë kredinë në kohë, i ka penguar ato të përfitojnë në masë nga moratoriumet e bankave gjatë pandemisë për shtyrje të pagesave të kësteve dhe interesave.

Por me gjithë këtë ecuri, 19% e familjeve huamarrëse në Shqipëri, që kishin një kredi për të shlyer, përdoren moratoriumet (shtyrjen e pagesave të kësteve të huave), ndërkohë që në 10 vende të Europës Lindore dhe Qendrore përqindja e familjeve huamarrëse që përfituan nga shtyrja e kësteve të huave ishte më e lartë, në Serbi me 60% dhe Maqedoni me rreth 35%. Në vende të tjera të tilla si Bullgaria, Hungaria, Çekia, Polonia, Rumania dhe Bosnja, përqindja e familjeve huamarrëse, që përdoren moratoriumet ishin më pak se 10%.

Gjatë pandemisë (2020) opsioni i shtyrjes së shlyerjes së kredisë për një periudhë të caktuar kohore ishte i disponueshëm për huamarrësit në të gjitha vendet e Europës Qendrore e Juglindore (EQLJ).

Studimi evidentoi se moratoriumet arritën vërtet tek huamarrësit në nevojë, duke kontribuar në reduktimin e rritjes së mospagimit të kredive gjatë vitit 2020. Në të njëjtën kohë, përdorimi i vazhdueshëm i moratoriumit mund të jetë një tregues për aftësinë paguese, me shumë se për disponueshmërinë e likuiditetit momental.

Ekspertët e studimit këshilluan se në vazhdim, fokusi i bankave dhe politikebërësve do të duhet të zhvendoset nga mbështetja afatshkurtër e likuiditetit në zgjidhje të qëndrueshme ristrukturimi për huamarrësit në vështirësi dhe për këtë mund të shërbejnë leksionet nga kriza globale financiare e vitit 2008.

Pas krizës financiare globale u gjetën shumë mënyra për të lehtësuar kreditë më probleme nëpërmjet reduktimit të raporteve të pagesës ndaj të ardhurave, zgjatja e afateve, rifinancimi i kredisë dhe falja e borxheve. /B.Hoxha-Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

Shkodër, 1200 mijë qytetarë të vaksinuar në tri ditët e para të fushatës

27 September, 2025
Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

Ushtrimet që duhet të bëni për të qenë në formë deri në 100 vjeç

27 September, 2025
Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

Dy persona humbin jetën gjatë një përpjekjeje për të kaluar Kanalin Anglez

27 September, 2025
Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

Oxford u ofron studentëve dhe stafit akses në platformën ChatGPT

27 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result