Biznese e të rinj që po ndjekin arsimin profesional në Lezhë u bënë bashkë në një kohë që sektori privat po vuan për punonjës të kualifikuar.
Drejtori i shkollës profesionale “Kolin Gjoka” Bardh Dedgjonaj thotë se është rritur ndjeshëm numri i nxënësve që ndjekin arsimin profesional dhe në këtë mënyre mund të përmbushen nevojat e biznesit për punonjës të kualifikuar.
“Këtë vit janë regjistruar nxënës më shumë se një vit më parë. Shkolla profesionale vetëm do t’i shpëtojë arritjet, do rrisë numrin e nxënësve, do rrisë punësimin e nxënësved, sepse edhe kjo është një pikë shumë e fortë e jona.”

Të rinjtë e shohin arsimin profesional si një mundësi të mirë për të pasur një të ardhme të sigurt.
“Është një mundësi shumë e mirë arsimi dhe pa pasur një diplomë universitare.”
Në këtë event i cili u organizua na sheshin “Gjergj Kastrioti” u prezantua puna e nxënësve në të 5 degët e shkollës “Kolin Gjoka”, duke tërhequr vëmendjen e shumë të pranishmeve.


