ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 6 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 11 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 14 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 17 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 22 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Berisha: Isha betuar që Bashën s’do ta pranoja kryetar të PD-së këtë mandat, na turpëroi

albnews by albnews
3 December, 2021
in Albania
0
Berisha: Isha betuar që Bashën s’do ta pranoja kryetar të PD-së këtë mandat, na turpëroi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Berisha sqaroi edhe një herë nga “Foltorja” e Devollit se beteja që ka nisur nuk është personale. Përpara demokratëve të Bilishtit, Berisha tha se ishte betuar që të mos e pranonte Lulzim Bashën si kryetar të PD pas humbjes në 25 prill. Zoti Berisha tha se Basha i turpëroi demokratët dhe i  uli kokën dhe i çoi nga humbja në humbje.

Ndërsa përjashtimin e tij me vendim të Bashës nga grupi parlamentar e quajti dhunim të forumeve të partisë dhe statutit të PD-së.

RelatedPosts

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

“Të thuash se unë po bëj betejë personale me Foltoren, është absurde dhe marrëzi. Foltorja dhe gjykata janë shumë larg njëra-tjetrës. Gjykata është në Paris, merret me shqyrtimin, Foltorja po merret me rindërtimin e demokracisë, pluralizimit dhe PD-së. Ka një moment të pamohueshëm këtu, ndonëse i betuar në mënyrë absolute se nuk do të pranoja kryetar në këtë mandat atë që na çoi nga humbja në humbje dhe na turpëroi, na uli kokën dhe do të gjeja mënyrën si do të nisja betejën, ky më krijoi të gjitha kushtet. Unë kisha deklaruar se do të kthehesha në skenën politike. Ky një ditë prej ditësh më përjashton në shkelje flagrante të statuti nga grupi parlamentar.

Ky ishte dhunim i forumeve të partisë, i statutit dhe parimeve të PD. Ky ishte pjesë e atij skenari dhe unë e dija, por për mua ajo nuk kishte ndonjë rëndësi kaq të madhe sepse nuk ishte ky që kishte firmosur, firmën e kishte vënë zotëria me të cilin unë shkova në gjykatë. Shkelmoi sovranitetin e forcës tonë politike. Pa ditur vendimin që do të merrte, këtë bisedë e kam bërë me atë dhe ka qenë 100% dakord me mua, një parti që pranon të pavërtetën për të vërtetë nuk duhet të ekzistojë zotëri i kam thënë dhe nuk ka këtu komente.

Ndaj dhe sigurisht më dha shkas që unë të mos pranoja dhunimin e forumeve të partisë, statutit, sovranitetit të partisë dhe mora këtë nismë të cilën ju e shndërruat në mrekullinë më të madhe shqiptare. Ai që po lufton në mënyrë personale për të mbrojtur veten nga dosjet e tij është njeriu i marrë peng nga Edvin Rama dhe nga shumë anë të tjera. Ne me penge s’kemi punë. Jemi të lirë. Dhe me idealet tona do të shndërrohemi në një opozitë vigane”, tha Berisha.

Berisha vazhdon të deklarojë se ekziston marrëveshje Rama-Basha dhe faktet gjithnjë e më shumë e tregojnë këtë. Zoti Berisha i përmendi sërish Bashës dosjen “Toyota Yaris” duke thënë se i ka këkruar të japë shpjegime.

“Çdo ditë po del gjithnjë e më shumë në pah, që kryetari është peng i marrë nga qeveria dhe të tjerë. Unë kurrë nuk do ta etiketoja kështu pa pasur fakte se ishte i tillë dhe faktet gjithnjë e më shumë po dëshmojnë këtë gjë. Nëse në Shqipëri është vendosur narko-shteti, për fat të keq kreu i opozitës me dosjet e tij të krimit është aksioner i këtij shteti. Në “Foltore” të ndryshme kam denoncuar dhe i kam kërkuar të japë shpjegime për dosjen “Toyota Yaris” dhe dosjen “Muzin”.

Garantoj se me radhë do dalin dhe dosje të tjera. Projekti i Emirateve në Durrës nuk do zhvillohet kurrë sa të jetë PD forca politike forca më e fuqishme e vendit. Për aferën e “Toyota Yaris” u dënua vetëm një njeri. Kjo do të thotë që Edi Rama ja mbylli dosjen peng kryetarit. Por dosja i kishte rrënjët në Belgjikë. Belgjika kishte nisur hetimet, të dosje nuk ja mbyllte dot këtij. Nëse Rama pengut i mbylli dosjen e Tiranës, atë nuk ja mbylli dot. Dua t’i kërkoj këtu që të japë dorëheqjen dhe mos fshihet. Edi Rama të ka mbajtur peng me dosjen në Shqipëri, por me dosjen në Belgjikë deri tani rezulton anëtar i organizatës kriminale”, tha Berisha. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result