ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 6 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 11 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 14 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 17 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 22 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Salihu: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto

albnews by albnews
4 December, 2021
in Albania, Kosova
0
Salihu: Tirana dhe Prishtina na përdorin për foto
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Sami Salihu, kryetari i Këshillit Komunal të Preshevës i ka dërguar një mesazh politikës shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, për të pasur një vëmendje dhe plan konkret për këtë pjesë të shqiptarëve.

Salihu deklaroi këto dy qeveri i kanë përdorur shqiptarët e Preshevës për foto pa ngritur asnjëherë zërin ndaj padrejtësive që bëhen ndaj tyre.

RelatedPosts

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Osmani takohet me Kallas në New York, kërkon heqjen e sanksioneve nga BE

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

“Presheva ka një pozicion gjeostrategjik dhe gjeopolitik. Shteti shqiptar dhe Kosova na ka përdorur për fotografi, mesazhe. Asnjëherë dy shtetet tona shqiptare nuk kanë treguar një plan serioz ashtu si bëjnë serbët për serbët në Kosovë. Shteti shqiptar ka mundësi të ngrejë zëri ndaj padrejtësive. Rama u prit me shumë ovacione në Preshevë dhe u prit një mbështetje konkrete.

E ka vizituar disa herë Beogradin dhe unë them se çdo politikan shqiptar para se të shkojë në Beograd duhet ta vizitojë Preshevën. Ne kemi nevojë për një plan konkret për dy qeveritë. Imagjinoni në mbledhjen e dy qeverive në Prizren folën një orën dhe në fund ndanë 50 mijë euro. Ishte një shumë qesharake. Ndoshta nuk po e teproj se po bëj kritikë ndaj vëllezërve tanë por vëllaun duhet ta kritikosh më shumë se të huajin”, deklaroi Salihu.

Ai foli edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur duke theksuar se nuk është ende e qartë se çfarë ofron kjo nismë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

“Që nga viti 2013 nuk kemi pas asnjë lloj progresi. Tani së fundmi ka një përpjekje edhe me insistimin e ambasadorit të OSBE për të ndërmarrë një dialog me qeverinë për planin 7-pikësh. Ne mendojmë se kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme dhe në kuadër të këtyre kërkesave, ne do ta përshëndesim çdo lloj nisme dhe konkretizimi. Marrim parasysh vetëm çështjen e gjyqësorit. Vazhdimisht kemi kërkuar ndihmë prej Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk jemi shumë të kënaqur sepse kemi pasur më shumë mbështetje morale se sa një plan konkret.

Çështja e Ballkanit të Hapur ka sjellë shumë debat. Ne i kemi dëgjuar këto debate. Nuk na ka pyetur njeri por ne japim mendimin tonë. Fjala minin shengen i tmerroi të gjithë. Çdo gjë që ka të bëjë me Open Ballkan parimisht nuk është diçka e keqe por duhet të kuptohet se çfarë ofron. Ka 20 vite që kufiri lokal nuk hapet duke pasur parasysh se Serbia me Maqedoninë nuk ka çështje të ngrira bilaterale. Shqiptarët lëvizin 45 km. Do i kisha besuar shumë Open Balkan sikur të kishte hapur kufirin”, tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result