Barcelona është befasuar të shtunën në “Camp Nou” pasi është mposhtur nga Real Betisi me rezultatin 1:0.
Për trajnerin, Xavi Hernandez kjo ishte humbja e parë në elitën e futbollit spanjoll.
Barcelona kishte mundësi shënimi në pjesën e parë por nuk arriti t’i konkretizonte.
Golin e fitores për Betisin e realizoi Juanim. Ai shënoi në minutën e 79-të.
Pas këtij goli vendasit tentuan të barazonin rezultatin por pa sukses.
Barcelona pas 15 ndeshjeve ka 23 pikë derisa Betisi 30 pikë.