Këngëtarja Dua Lipa ka ndarë së fundmi një lajm të trishtë me fansat e saj.
Përmes rrjetit social,Instagram, Dua ka njoftuar se nuk do të performojë në iHeartRadio KIIS FM Jingle Ball pasi është me laringit. “Me zemër të thyer më duhet të ndaj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringitit. Sipas urdhrave të mjekut tim sot, do të më duhet të jem në pushim vokal për ditët e ardhshme në mënyrë që të shërohem plotësisht.U kërkoj falje fansave të mi dhe uroj të shihemi së shpejti së bashku”, shkruajti këngëtarja në postim.Festivali do të zhvillohet në New York të premten në mbrëmje, ku do të performojnë artistë si Doja Cat, Ed Sheeran dhe Lil Nas X.