Ndonëse tërheqjen e Valdrin Pjetrit nga marrja e detyrës si kryebashkiak i Shkodrës, Lulzim Basha e komenton si “një kriminel më pak në politikë”, sërish shprehet i bindur se asgjë nuk ka për të ndryshuar pa larguar Edi Ramën nga posti i kryeministrit.
“Një kriminel më pak në politikë; një uzurpator më pak në pushtetin vendor. Asgjë nuk ndryshon deri sa të largojmë Edi Ramën, kokën e krimit politik”, thotë kreu i Partisë Demokratike.
Pjetri njoftoi sot se do të tërhiqet nga marrja e detyrës për shkak të dokumenteve të publikuara nga opozita, ku rezulton se ka qenë më parë i dënuar në Itali për trafik droge. Edhe Partia Socialiste njoftoi dy ditë më parë se distancohej nga Valdrin Pjetri deri në sqarimin e çështjes.