Trajneri i Empolit, Aurelio Andreazzoli ka vlerësuar lartë futbollistin shqiptar, Nedim Bajrami. Bajrami të hënën shënoi gol dhe asistoi në fitoren 3:1 të Empolit ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 16-të të Serie A.
Bajrami është kthyer në formën e lartë që e kishte në fillim të edicionit. Për këtë është pyetur trajneri i Empolit pas ndeshjes.
“Definitivisht nuk është problem, përkundrazi është kënaqësi. Ne të gjithë kemi pritur që ta shohim atë në këtë gjendje. Ai do të jetë një armë shtesë për ne”, ka thënë Andreazzoli.