Skocia është përfshirë nga era e bora si pjesë e stuhisë Barra. Paralajmërimet për kushte ekstreme të motit në shumicën e vendit ishin në fuqi deri në mesnatë.
Era me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë u regjistrua në West Freugh, ndërsa në disa vende pati reshje bore në trashësi deri në dhjetë centimetra, shkruan BBC.
Moti i lig la rreth 1.700 shtëpi pa rrymë në pjesën verilindore dhe gjithashtu shkaktoi mbyllje të shkollave e vonesa në rrjetin e transportit.
Të martën në mbrëmje, disa pjesë në Aberdeen dhe Aberdeenshire raportuan ndërprerje të rrymës. Disa zona ende janë duke u rimëkëmbur nga dëmet dhe ndërprerja e rrymës para më pak se dy javëve.