Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga sheshi Demokracia, ku qëndron shtatorja e Azem Hajdarit, iu bëri thirrje demokratëve që t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit. Në kuadër të ditës së Rinisë, Berisha pohoi se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD.
Mes të tjerash ai nuk i kurseu akuzat për Ramën, të cilin e cilësoi si armikun më të egër të pluralizmit, ndërsa Bashën si tradhtarin më të madh.
“Më 22 mars u arrit që të përzënë me votën e lirë, regjimin më të egër. Miqtë e mi në 3 dekada, Shqipëria me gjithë kompleksitetin dhe vështirësisë shoi ndryshime në krye të PD, sa as në asnjë vend tjetër, në Europa dhe më gjerë. Nga vendi më i izoluar i Europës dhe planetit, ajo kaloi në grupin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta. U anëtarësua në Këshillin e Europës, bëri hapa para për anëtarësim në BE.
Pësoi transformime të gjithanshme. në 2013 kaloi në opozitë, më pas erdhën ata që u përmbysën në 92. Edhe Edi Rama, i cili në nëntor të 90-ës sapo nisi lëvizja studentore ia mbathi në Korfuz dhe u kthye pasi përfundoi çdo gjë. Në këto 8 vite ai në lidhje me krimin, me nostalgjinë e modelit të etërve të tij bëri në mënyrë kriminale arritjet e mëdha. Koha ndaloi dhe bëri prapakthehu. në këto 8 vite, PD, demokratët derdhën lumenj djersë, sakrificat, por mjerisht ata kaluan nga një humbje në një humbje tjetër.
Absolutisht jo për shkak të tyre, por krejtësisht të njeriut i cili pas 8 vitesh meriton të quhet aspak dhe as më shumë Lulëzim Boshi, apo peng-kryetari. Në këto 8 vite shqiptarët u larguan nga Shqipëria si në vitin 91. Regjimi në pushtet priste shpresën, çdo sekondë e minutë te shqiptarët. Shqipëria një vend i bekuar me pasuritë e saj përrallore, me potenciale, me inteligjencën e njerëzve të saj, të mençur, u bë vendi i shpresës së munguar, i dëshpërimit dhe pesimizmit i qytetarëve të saj.
U bë vendi ku kërkesën e tyre të madhe, alternativë e tyre ngeli largimi nga Shqipëria. Të gjitha këto erdhën se në 8 vite PD pushoi së qenuri ajo që ishte. drejtuesi i saj preu një nga një kolonat mbi të cilat ajo ishte ngritur, parimet dhe idealet mbi të cilat ajo qëndronte. nëse sot themi se Rama është armiku më i egër i pluralizmit i demokracisë, Lulzim Basha është pa asnjë diskutim është tradhtari më i madh i tyre.
Mirëpo, llogaritë e Edi Ramës se ka marrë peng Lulzim Bashës do të mund të marrë peng idealet e pavdekshme të dhjetorit, të studentëve liberatorë, të PD, të dhjetra qindra mijërave, anëtarëve të saj, të cilët shkrin të gjitha forcat dhe energjitë e tyre për një Shqipëri tjetër, kanë marrë fund. Sot vijmë në këtë dhjetor me një dhjetor të ri të idealeve më të larta më të vendosur se kurrë. Të rithemelojmë partinë e dhjetorit të 90, partinë e studentëve dhe të të rinjve, të shqiptarëve, të votës së lirë.
Vijmë më të vendosur se kurrë se ashtu siç çmontuan dhe përmbysëm 31 vite më parë diktaturën hoxhiste, të përmbysim dhe çmontojmë narko-shtetin e Edvin Kristaq Ramës, dhe pengut të tij Lulzim Basha.
Të rikthejmë vlerat e lirisë, votën e lirë, dinjitetin njerëzor, hapin e shpejtë të integrimit të vendit në BE. 11 dhjetori po vjen, është ditë e madhe e atyre që themeluan PD-në, e atyre që arritën që të përmbysin diktaturën komuniste, që ndërtuan Shqipërinë demokratike. E atyre që në një moment kritik për pluralizmin politik, u ngritën si feniski dhe do të ndërtojnë në 11 dhjetor monumentin madhështor të pluralizmit politik.
Nga ky shesh, shesh i historisë së madhe, ftoj demokratët, delegatët e Kuvendit Kombëtar, ata që firmosën dhe ata që nuk firmosën, të vijnë në 11 dhjetor në Kuvend që do të mbahet në Arenën Air Albania.”, tha Berisha.