Escobar në selinë e PD-së: Pres ta takoj Bashën në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundon takimi mes zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar dhe kreut të PD Luzlim Basha.

“Jam i kënaqur që jam në Tiranë është vizita ime e parë dhe mora një pritje të ngrohtë. Isha i lumtur që pata mundësinë të takoj opozitën. Ata kanë shprehur angazimin e tyre ndaj NATO-s dhe integrimit europian dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e saj përfshirë dhe përpjekjet tona kundër korrupsionit dhe sanksionet.

Për ta kthyer në realitet këtë do kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare dhe pres me kënaqësi  të zhvilloj bisedime të tjera këtë  pasdite. Pres me kënaqësi vazhdimin e marrëdhënieve me PD, pres ta takoj Bashën në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.

Escobar shoqërohej nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim. Në selinë PD u prit nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Share This Article