Basha flet pas takimit me Escobar: Do dëgjoni nga ai për shpalljen e Berishës “non grata”

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Basha flet pas takimit me Escobar: Do dëgjoni prej tij në lidhje me shpalljen non-grata të Berishës.

“Është kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesin e lartë amerikan. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA. Është më shumë interes i Shqipërisë. Ajo për të cilën PD është përpjekur më shumë në këto 8 vite. Ligji për SPAK dhe BKH të miratuara me iniciativën e PD. Te iniciativa jonë për vettingun në politikë. PD ka qenë është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit. Sanksionet ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë. Prioritet i PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm në Ballkan dhe Shqipëri.

Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe situatën në rajon. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD për pacënueshmërinë e integritetit rajonal të Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj që në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e Escobar. Diskutuam për ecjen përpara. PD ka disa iniciativa si vettingu i politikanëve dhe ashpërsimi i dënimeve. Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë dhe shpalljet non grata ishin pjesë e diskutimeve. Do keni mundësi të dëgjoni nga ai në lidhjet me sanskionet”, tha Basha.

Share This Article