Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu ka reaguar sot në lidhje me shembjen e urës në fshatin Kallarat, të Vlorës.
Agalliu thekson se ura e ndërtuar 5 vite më parë është shembur dhe banorët dhe bagëti janë në rrezik nga përmbytja.
“Në fshatin Kallarat, Vlorë, është shembur plotësisht ura. Kjo ka bërë që të ngelen të izoluar njerëz dhe bagëti, të cilët rrezikojnë nga koha e keqe. Kjo urë është ndërtuar para 5 viteve dhe para 3 viteve i është nënshtruar rikonstruksionit. Kjo vërteton edhe njëherë sesi abuzohet me këto vepra”, shprehet ai.