ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 10 minutes ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 11 minutes ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 13 minutes ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 3 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Doromemaj: Një minorancë si Basha dhe bashistët pranë tij nuk bëjnë dot pis vendimmarrjen e anëtarëve të PD

albnews by albnews
13 December, 2021
in Albania
0
Doromemaj: Një minorancë si Basha dhe bashistët pranë tij nuk bëjnë dot pis vendimmarrjen e anëtarëve të PD
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

E ndërsa u duk se Kuvendi i 11 dhjetorit do të qartësonte disi situatën në PD zhvillimet politike që pasuan po provojnë të kundërtën.

Lulzim Basha, i shkarkuar si kryetar i PD me votën e 4446 delegatëve, mblodhi mbrëmjen e të dielës Këshillin Kombëtar dhe shkarkoi kreun e Këshillit Edi Paloka dhe 9 anëtarë të kryesisë që ishin në Kuvendin e Berishës.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

Genc Deromemaj, kryetar i PD-së në Vlorë por i shkarkuar me vendim të Kryesisë së PD së bashku me 10 kolegë të tij në Tiranë e rrethe, në një intervistë për “Ditë e Re” në Rtv Ora thotë se Basha tashmë është vetëm një deputet dhe anëtar i thjeshtë i PD.

“E drejta e anëtarit të thjeshtë të zotit Basha të mos e njohë por përveç kësaj të drejtë nuk ka asnjë të drejtë. Më fal është dhe deputet. Kuvendi vendosi me votë maksimale, 4446 anëtarë votuan pro shkarkimit të Bashës nga detyra e kryetarit. Kuvendi me shumicë absolute ka shkarkuar Bashën, sekretariatin, nënkryetarët dhe kryesinë. Çdo vendim në mendjen e zotit Basha apo atyre pak njerëzve që ka pranë në atë seli janë vendime nul, nuk kanë asnjë pasojë”.

E ndërsa asnjëra palë nuk njeh vendime e tjetrës, Doromemaj thotë se pjesëmarrja në Kuvendin e 11 dhjetorit e ka qartësuar nga anon shumica.

“Kuvendi është struktura më e lartë e PD. Për të implemetuar vendimet e Kuvendit është caktuar një Komision Rithemelimi me 29 anëtarë që tashmë e kanë filluar punën për riorganizimin dhe rithemelimin e PD që do të konkludohet me zgjedhjen e kryetarit me 22 mars kur do të mblidhemi përsëri. Basha mund të ketë dëshirat dhe ëndrrat e tij, diferencën mes tij dhe nesh e tregoi data 11. Të mblidhen 15 mijë demokratë në kushte të jashtëzakonshme moti, luftë dhe linçim të çuditshëm, por mbi të gjitha delegatë me të drejtë vote. Është qartësuar nga është shumica absolute”.

Sali Berisha e ka shpallur kandidaturën për kryetar të PD-së, por Doromemaj thotë se gara është e hapur.

“Se kush do ta marrë drejtimin e PD është ende herët për ta thënë. Berisha e ka deklaruar se do të jetë një nga kandidatët. Ditët dhe muajt në vazhdim do ta qartësojnë këtë gjë. Besoj se do të ketë ngjarje që do të prodhojnë vetëm të mira për PD”.

Vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit do të certifikohen përmes një referendumi në anëtarësi me 18 dhjetor, ditën që Basha ka thirrur Kuvendin e PD.

“Kuvendi vendosi që në 18 të mbahet një referendum i brendshëm në PD, e drejtë e anëtarëve të PD, ku të certifikojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit”.

Për Doromemaj lëvizja politike e zotit Berisha ka qenë jetike për PD, duke nënvizuar se kjo parti po rrezikonte shpërbërjen e saj.

“Nuk ka qenë e domosdoshme por jetike. Nëse do vazhdohej me qetësi, ju siguroj që PD rrezikonte shpërbërjen totale të saj. Lëviozja që për fat filloi nga Berisha frymëzoi shpresë dhe besim për të ardhmen e PD dhe gjithë shqiptarët”.

Ai nuk shmangu dhe komentet lidhur me hipotezat se mund të kishte trazira me 11 dhjetor.

“Ishin aludime të atyre që donin të bënin pis atë ngjarje historike. Një minorancë si zoti Basha dhe ndonjë bashist i vogël pranë tij nuk mund ta bëjë pis vendimmarrjen e anëtarëve të PD”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result