Kumbulla mbush 50 ndeshje në Serie A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prej vitit 2018, Marash Kumbulla është pjesë e elitës së futbollit Italian, Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares fillimisht e ka nisur aventurën e tij me fanellën e Hellas Verona, ndërsa tashmë është pjesë e kryeqytetasve të Romës.

Përgjatë kësaj periudhe, 21-vjeçari ka festuar edhe një arritje të veçantë për të pasi ka koleksionuar plot 50 paraqitje në elitë.

Për këtë moment, Kumbulla ka vendosur të publikojë në llogarinë e tij në Instagram një video me momentet e tij më të mira, ku përfshihet goli i parë në Serie A me fanellën e Veronës.

Share This Article