Britania e Madhe heq 11 vende nga lista e kuqe e udhëtimeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetët në Britani të Madhe kanë bërë të ditur se 11 vende do të hiqen nga lista e kuqe e udhëtimeve drejt këtij vendi nga ora 04:00 e mëngjesit të së mërkurës.

Angola, Botsvana, Esëatini, Lesoto, Malavi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut, Zambia dhe Zimbabve janë në listen e vendeve që nuk kanë vijë të kuqe nga Britania e Madhe.

Këto vende u bënë pjesë e listës së kuqe në fund të nëntorit si një masë paraprake pas shfaqjes së variantit Omicron.

Por, Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se ishte përhapur kaq shpejt gjerësisht se rregullat nuk ishin më edhe aq efektive.

“Tani që Omicron është përhapur gjerësisht në të gjithë botën, lista e kuqe e udhëtimeve është më pak efektive në ngadalësimin e përhapjes së infeksionit nga jashtë. Ndërsa ne mbajmë masat tona të përkohshme të testimit për udhëtimet ndërkombëtare, ne do të heqim të 11 vendet nga lista e kuqe e udhëtimit, në fuqi nga ora 04:00 e mëngjesit nesër”, tha Javid.

Aktualisht, të gjithë të ardhurit në Britani të Madhe nga vendet e listës së kuqe duhet të paguajnë dhe të izolohen në një hotel të prenotuar paraprakisht, të miratuar nga qeveria për 10 ditë.

Disa udhëtarë kanë paguar tashmë mijëra funta për të qëndruar në hotele karantine dhe ka pasur ankesa për organizim kaotik dhe ushqim të pangrënshëm gjatë qëndrimit të tyre brenda.

Që kur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar, Johnson vendosi kufizime më të ashpra dhe të dielën ai u bëri thirrje njerëzve që të marrin vaksina përforcuese për të parandaluar mbingarkesën e shërbimit shëndetësor.

Ndërkaq, mbrëmë(13 dhjetor) shënuar viktima e parë në Britani të Madhe pasi u infektua me Omicron.

Share This Article