Kryeministri Kurti emëron Elizabeth Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar znj. Elizabeth Katherine Gowing, këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve.

Gowing ka studiuar në Magdalen College, Oxford, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit, Universiteti i Londrës.

Ka punuar në politika arsimore dhe në arsimin fillor në Britani të Madhe.

Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.

Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës, thuhet nëkomunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

Share This Article