Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq dhe mbrojtësi i krahut, Marcelo kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pas testimit që e kanë bërë, ka njoftuar klubi nga La Liga të mërkurën.
Në njoftimin e lëshuar, Reali nuk dha ndonjë detaj për gjendjen e tyre dhe nuk bëri të ditur nëse dikush tjetër prej lojtarëve ka qenë në kontakt të afërt me Modriqin e Marcelon.
Modriqi luajti gjatë tërë ndeshjes ndaj Atletico Madridit, të dielën kurse Marcelo ishte në bankën e rezervistëve.
Ndeshja e ardhshme e Realit është ndaj Cadizit këtë të diel kurse tre ditë më vonë, e luan duelin e fundit të këtij viti ndaj Athletic Bilbaos. Në të dy ndeshjet, Realit pritet t’i mungojnë Modriq e Marcelo.