Ndërsa PD e Bashës bëhet gati për Kuvendin e 18 dhjetorit, demokratët që ishin pjesëmarrës në kuvendin e 11 dhjetorit janë thirrur në referendum për të vulosur shkarkimin e Bashës.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi shkruan në një postim në facebook se edhe dy ditë na ndajnë nga referendumi i 18 dhjetorit, ku pritet të “vuloset” shkarkimi i Lulzim Bashës.
“Vetëm demokratët mund të vendosin për drejtimin e PD, dhe askush tjetër” shkruan ai. Pak ditë më parë Berisha i bëri thirrje kryetarëve të degëve PD të lejojnë të mbahet referendumi.
Ndërkohë nga selia e PD-se vijojne përgatitjet për Kuvendin e 18 dhjetorit. Basha pati dje një takim me kupolen drejtuese ku ka kërkuar angazhim që më 18 dhjetor pjesëmarrja të jetë sa më e lartë.
“Ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga pjesa e keqe e të kaluarës tonë dhe të zgjedhim të ardhmen” shprehet Basha.