Beteja ligjore Berisha-Basha, reagon gjykata pasi u dorëzuan ndryshimet në statutin e PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ditë pasi Grupi i Rethemelimit të Partisë Demokratike dorëzoi në Gjykatë, ndryshimet statutore të PD, vendime të marra në Kuvendin e 11 Dhjetorit, Gjykata ka dhënë një njoftim zyrtar.

Në njoftim thuhet seçështja është regjistruar dhe është në pritje për t’ju nënshtruar procesit të shortimit.

“Pershendetje te gjitheve, nisur nga interesimi juaj, ju bej me dije se diten e djeshme, date 15.12.2021, eshte depozituar ne Gjykaten e Tiranes, Dhoma Civile, kerkese nga Partia Demokratike e Shqiperise, me objekt “Depozitim ndryshimesh statutore dhe vendimmarrje te Kuvendit Kombetar”
Ceshtja eshte regjistruar dhe ne pritje per t’ju nenshtruar proçesit te shortimit prane kesaj gjykate. Ju uroj dite te mbare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Duket se një betejë ligjore ka nisur së fundmi mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, ku të dy kanë depozituar në gjykatë kërkesën për regjistrimin e ndryshimeve statutore.

Lulzim Basha para tre ditësh ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17 korrik 2021.

Share This Article