Ura e Kurcajt e shekullit XVIII, e vendosur në grykën mbi lumin “Zezë” në Krujë, monument kulture i kategorisë I, i është nënshtruar restaurimit.
Kjo urë është një tjetër sit që do të restaurohet nga programi #EU4Culture, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Kulturës.
Ura do të jetë lehtësisht e aksesueshme për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në zonë EU4Culture” bën të ditur se “punimet sapo kanë nisur dhe për restaurimin e saj do të përdoren materiale dhe mjeshtëria e lokale për restaurimin/konservimin e saj”.
Ura është ndërtim i shekullit XVIII. Ajo i shërbente rrugës së shkurtër të karvaneve Tiranë-Krujë sipas këtij itinerari: Tiranë-Zall Herr-Rradhesh-Mukaj-Buronjë-Kurçaj-Barkanesh-Krujë. Në faqet ballore ura është e punuar me gurë pllakë të zinj vendosur shtrirë, ndërsa kalldrëmi është i bërë me breza, tip shkallësh./ATSH/

