Përplasje Rusi-Britani e Madhe, Moska u ndalon hyrjen 7 shtetasve britanikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si masë hakmarrëse ndaj Britanisë së Madhe, Rusia ua ka ndaluar hyrjen shtatë shtetasve britanikë, ka njoftuar Ministria e Jashmte e Rusisë përmes një deklarate për media.

Në njoftim nuk përmenden emrat e qytetarëve të ndaluar.

Në gusht të këtij viti, Britania kishte vendosur sanksione ndaj shtatë individëve që thuhet se janë operativë të inteligjencës ruse, e të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në “tentim-vrasjen” e iderit opozitar rus, Aleksei Navalny.

Në listën e personave të sanksionuar ishin: Aleksei Aleksandrov, Vladimir Panyaev, Ivan Osipov, Vladimir Bogdanov, Kirill Vasilyev, Stanislav Makshakov dhe Aleksei Sedov.

Navalny, një kritik i presidentit rus, Vladimir Putin, u sëmurë rëndë teksa po fluturonte nga Siberia.

Avioni me të cilin po udhëtonte bëri ulje emergjente në Omsk dhe më pas Navalny u dërgua në spital.

Navalny e ka fajësuar Putinin për helmimin, por këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.

Ai u arrestua pasi arriti nga Gjermania në Rusi më herët gjatë këtij viti.

Marrë nga “Radio Evropa e Lirë”

Share This Article