Sali Berisha, bashkë me të ashtuquajturin komisioni për rithemelimin e PD-së, u rikthye në selinë blu, por e gjeti sallën e mbledhjeve të mbyllur.
Ishte një nga mbështetësit që e shoqëronte që e theu derën.
Lulzim Basha, në të njëjtën kohë po zhvillonte mbledhje me zyrtarët e tij vetëm pak metra larg.
Partia Demokratike evidentoi personin që theu derën, si Fation Dauti, person me precedentë të rëndë kriminal.
“PD i ka të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm, ndaj sot në këtë moment që flasim PD i kërkon Prokurorisë të veprojë në flagrancë, të arrestojë Fation Dautin, ta procedojë atë sipas ligjit shqiptar dhe të nisë menjëherë bashkëpunimin me autoritetet e Britanisë së Madhe sa i takon procedimit të tij penal si narkotrafikatn atje,” tha Basha.
Sali Berisha bashkë me komisionin hyri në sallë, por banderola “ zgjedhim të ardhmen, beri që të nxjerr medien jashtë për pak minuta deri sa gjeti në sfond tjetër për konferencën për shtyp.
Duket se tashmë Sali Berisha ka synim që të marrë selinë e partisë demokratike, ndaj tha se Lulzim Basha do të njoftohet zyrtarisht me vendimin e shkarkimit të tij nga kryetar i PD-së.
“Deputetit Basha do t’i dërgohet një shkresë dhe do të njoftohet me shkrim për këtë vendim,” tha Berisha.
Ai paralajmëroi Bashën që t’i bindet rezultatit të referendumit pasi siç tha ai, anëtarësia e PD është e vendosur për zbatimin e vendimit.
“Paralajmëroj deputetin Basha të mos imagjinojë dhe mendojë për një ♪5ast të vetëm t’i kundërvihet vendimit të referendumit,” tha Berisha.
Një thirrje pati dhe për deputetët e rreshtuar krah Bashës.
“Çdo akt në kundërshtim me këto vendime përbën një mungesë të plotë besnikërie, politike ndaj atyre kanë derdhur lumenj djerse për mandatin e këtij apo kësaj deputeteje,” tha Berisha.
Por Lulzim Basha, tha se Sali Berisha, po sillet si një person në dëshpërim, dhe I kujtoi atij se tashmë nuk ka asnjë funksion në PD.
“Hyrja e dhunshme në zyra vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës të cilin e lexuan të gjithë dje, dëshpërim që nuk është thjesht pakicë, po është një i vetëm,” tha Basha.
Lulzim Basha, tha se partia demokratike do të vazhdojë detyrën e saj, duke njoftuar edhe aksionin për të çuar në gjykatë kushtetuese ato që i quan vjedhje me rindërtimin por dhe ligjin për bashkëqeverisje.