Një tjetër skandal me të dhënat private të qytetarëve shqiptarë.
Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve.
Në databazë listohen targat bashkë me emrin të cili i përket automjeti që ka këtë numër identifikues.
Databaza është e ndarë në disa kolona ku listohen targat, modeli i automjetit, tipi, ngjyra e tij, numri i shasisë dhe emrin e personit që e ka në pronësi. Janë 530 452 qytetarë të cilëve u janë publikuar të dhënat e automjetit.