Kampioni i kikboksit Frederic Sinistra ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19, raporton “Daily Mail”.
Sinistra kishte refuzuar të vaksinohej, ndërsa edhe u lirua vet nga spitali për t’u trajtuar në shtëpi me oksigjen. Ai e kishte quajtur “virus të vogël”.
Sinistra vdiq në shtëpi në Ciney të Belgjikës, pas komplikimeve të shkaktuara nga COVID-i.
Ai ishte liruar me vetëdëshirë nga spitali në Liege dhe u tha adhuruesve të tij në rrjetet sociale se do të trajtojë simptomet në shtëpi.
Kampioni i trefishtë i botës në kikboks ishte shtruar në spital në fund të nëntorit. Atë e kishte shtyrë trajneri që të kërkonte ndihmë mjekësore, ndërsa ai kishte postuar foto nga kujdesi intensiv.
Sinistra kishte kundërshtuar masat anti-COVID të Qeverisë, kishte minimizuar çështjen e koronavirusit dhe tha se “virusi i vogël” nuk do ta ndalonte të postonte në rrjete sociale nga spitali.
Sinistra ka qenë aktiv deri më 13 dhjetor, por vdiq nga arresti kardiak më 15 dhjetor. Partnerja e tij njoftoi për vdekjen.
Më 26 nëntor, Sinistra kishte njoftuar se lufta e tij e planifikuar më 4 dhjetor është anuluar, por tha se është i neveritur se gjithë ngjarja u anulua.