Pensionistët rrinë në radhë para postës së Fierit për të marrë pensionin apo dhe shpërblimin e caktuar nga qeveria për festat e fundvitit.
Qytetarët thonë se kanë ditë që qëndrojnë në radhë dhe nuk kanë marrë asgjë.
“Kam ardhur 10 herë e nuk I kam marrë dot. Rama nuk di sa I bëjnë kilotat” thonë pensionistët të cilët nuk e fshehin zemërimin.
Edhe deputeti i PD-së, Luan Baçi denoncoi në facebook këtë problematikë në lagjen “Kryengritja e Fierit”
“Në prag të festave të fund vitit, Edi Rama dhe qeveria e tij e korruptuar u premtoi 5 mije lekë, shpërblim pensionistëve! Jo vetëm që i gënjen për shperblimin, por as pensionin mujor nuk po marrin! Nuk ka lek është përgjigjia që marrin, çdo ditë në zyrat e postes! Me ditë të tëra vazhdojnë të vijnë dhe e njëjta përgjigje!”
Baçi tregon se ishin vetë pensionistët që I kërkuan atij të ngrinte zërin.
“Megjithëse një pjesë e tyre kanë votuar Ramën historikisht dhe shpesh herë, as mirëmëngjesin nuk kthejnë!
” Ky na shan Ramen, Kryeministrin” flasin me njëri tjetrin!
Sot nuk e patën problem, thuaj ndonjë fjalë më thanë, ngrije zërin, se plasëm s’kemi kujt ti themi! Jemi në hall! “Respekt për ju, turp për kryeministrin dhe qeverine e tij të korruptuar”, shkruan Baçi.