ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore” 47 minutes ago
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit 50 minutes ago
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot 2 hours ago
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare 2 hours ago
Incident në Kuvendin e Mitrovicës, këshilltari nxjerr flamurin serb gjatë betimit të zyrtarëve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Në arrati prej 20 vitesh, mafiozi gjendet me ‘Google Maps’

albnews by albnews
5 January, 2022
in Bota
0
Në arrati prej 20 vitesh, mafiozi gjendet me ‘Google Maps’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një pjesëtar i mafies që ishte në arrati, i bindur se ia kishte hedhur ligjit, pasi kishte ikur nga vendi i tij prej 20 vitesh, u kap nga karabinierët falë Google Maps.

Gioacchino Gammino ishte larguar nga Italia, pasi ishte arratisur nga burgu dhe bënte një jetë të qetë në Spanjë, ku kishte ndryshuar emrin, kishte gjetur punë si kuzhinier dhe kishte hapur edhe dyqan të fruta perimeve.

RelatedPosts

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Si kryeministri belg është kthyer pengesa më e madhe e Ukrainës – dhe aset i çmuar i Rusisë

Putin paralajmëron Ukrainën: Donbasin do ta marrim me forcë nëse trupat ukrainase nuk vetëtërhiqen

Por, policia italiane arriti ta pikaste në një foto në Google Maps, ku dukej një burrë i moshuar jashtë një dyqani në qytezën Galapagar, në veri të Madridit. Dyqani quhej “El Huerto de Manu” – Kopshti i Manus. Në Spanjë, Gammino kishte ndryshuar emrin nga Gioacchino në Manuel.
Dyshimet se ai ishte personi që po kërkonin u konfirmuan kur hetuesit zbuluan një restorant aty pranë të quajtur “La Cocina de Manu” – Kuzhina e Manus.

Në faqen në “Facebook” të restorantit, që ishte mbyllur prej disa kohësh, dukej Gammino me veshje kuzhinieri. Ata e njohën 60-vjeçarin për shkak të një shenje në mjekër. Në menynë e restorantit kishte të shënuar dhe një specialitet, si “darka siçiliane”.

Gammino u arrestua më 17 dhjetor, por lajmi u bë publik vetëm në ditët e para të vitit 2022. Ai ka thënë para hetuesve se është habitur sesi e kanë gjetur, sepse kishte më shumë se dhjetë vjet që nuk kishte marrë në telefon as një familjar.

Ai ishte pjesë e klanit mafioz të Agrixhentos, të quajtur Stidda, një grup kriminal armiqësor me Cosa Nostra-n, të përfshirë në përleshje të përgjakshme në vitet 1990.
I arrestuar fillimisht në vitin 1984, Gammino ishte hetuar edhe nga prokurori i famshëm, tashmë i ndjerë, Giovanni Falcone. Gammino u dënua për vrasje në vitin 1995, por u arratis për t’u arrestuar sërish tre vite më vonë në Barcelonë. Në vitin 2002 arriti përsëri të largohej nga qelia duke u zhdukur për 20 vite.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

Dokumenti tronditës: SHBA vlerëson se Europa po shkon drejt “shuarjes kulturore”

5 December, 2025
Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

Reportazhi i francezëve: Në Sazan, në ishullin e Trampit

5 December, 2025
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot

5 December, 2025
Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Aktori i famshëm japonez ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result