Glauk Konjufca i Vetëvendosjes thotë se nuk e ka befasuar aspak koalicioni që e kanë formuar sot Partia Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës.
Së pari, Konjufca thotë se për të ka qenë shumë e pritshme që PSD’ja t’i bashkëngjitet një partie tjetër për zgjedhje dhe se këtë e ka thënë gjashtë muaj më parë.
“Ky koalicion ka qenë më i pritshmi. E kam thënë në shkurt se PSD do t’i bashkohet një partie tjetër, me shumë gjasë AAK’së”, ka thënë nënkryetari i AAK’së.
Ai thotë se PSD e AAK janë përshtatur ashtu sic përshtaten ‘kapaku e tenxherja’.
Konjufca mendon se këto dy parti përshtaten shumë prej asaj se ‘si e shohin politikën’.