Kazakistan, 26 viktima dhe 3000 të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 26 persona u vranë dhe më shumë se 3 000 të tjerë u arrestuan pas protestave antiqeveritare që tronditën qytetin kazak Almaty, raportoi radio shtetërore ”Khabar 24”.

Fokusi i protestave në ish-republikën sovjetike, e pasur me naftë dhe gaz, ka qenë në Almaty, që ndodhet në juglindje të vendit, ditët e fundit.

Almaty është epiqendra ekonomike dhe qyteti më i madh në Kazakistan. Protestuesit sulmuan ndërtesat qeveritare, u vunë flakën makinave dhe plaçkitën biznese.

Presidenti Kassym-Jomart Tokayev tha se “operacionet kundër terrorizmit” duhet të vazhdojnë derisa “rebelët të shpërbëhen plotësisht”.

Në Almaty, ku trazirat kanë qenë veçanërisht të dhunshme, protestuesit e armatosur thuhet se janë fshehur në ndërtesën e një stacioni televiziv.

Tokayev planifikon t’i drejtohet popullit kazak në një fjalim sot në mesditë.

Share This Article