ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e …  1 minute ago
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë 3 minutes ago
Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën  5 minutes ago
Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë  6 minutes ago
BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit  8 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Presidenti jep ultimatum për vrasjen e protestuesve kazakë

albnews by albnews
7 January, 2022
in Bota
0
Presidenti jep ultimatum për vrasjen e protestuesve kazakë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të premten, Ministria e Brendshme e Kazakistanit raportoi se forcat e sigurisë kanë vrarë 26 protestues gjatë trazirave, të cilat u përshkallëzuan ndjeshëm të mërkurën. 26 të tjerë u plagosën dhe më shumë se 3,800 persona janë arrestuar.

Presidenti i Kazakistanit ka autorizuar forcat e sigurisë të premten të qëllojë për vrasje ata që përfshihen në trazira, duke hapur derën për një përshkallëzim dramatik në një goditje ndaj protestave qeveritare që janë kthyer në të dhunshme.

Kombi i Azisë Qendrore këtë javë ka përjetuar protestën më të keqe në rrugë që nga fitimi i pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik tri dekada më parë, kurse dhjetëra janë vrarë në këto trazira. Demonstratat filluan për më shumë se dyfishimin e çmimeve për një lloj karburanti automjetesh, mirëpo u përhapën shpejt nëpër të gjithë vendin, duke reflektuar pakënaqësi më të gjerë me sundimin autoritar.

RelatedPosts

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

BE hetim antitrust ndaj “WhatsApp” për politikën e inteligjencës artificiale të shërbimit 

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Kassyn-Jomart Tokayev, ka përdorur një retorikë të ashpër, duke iu drejtuar atyre që ishin përfshirë në trazirë si “terroristë”, “banditë” dhe “militantë” – megjithëse është e paqartë se si protestat paqësore shkuan drejt dhunës. Deri tani nuk është shfaqur asnjë udhëheqës.

“U kam dhënë urdhër organeve të rendit dhe ushtrisë që të gjuajnë për vrasje pa paralajmërim”, ka theksuar Tokayev. “Ata që nuk dorëzohen do të eliminohen”.

Ai gjithashtu i ka cilësuar thirrjet e disa vendeve për bisedime me protestuesit si të “pakuptimta”. “Çfarë negociatash mund të zhvillohen me kriminelët, vrasësit?”, ka pyetur Tokayev.

Të premten, Ministria e Brendshme e Kazakistanit raportoi se forcat e sigurisë kanë vrarë 26 protestues gjatë trazirave, të cilat u përshkallëzuan ndjeshëm të mërkurën. 26 të tjerë u plagosën dhe më shumë se 3,800 persona janë arrestuar. Gjithsej 18 oficerë të zbatimit të ligjit u raportuan të vrarë dhe mbi 700 të plagosur.

Shumë të plagosur

Numrat nuk mund të identifikoheshin në mënyrë të pavarur, dhe nuk ishte e qartë nëse më shumë njerëz kishin vdekur në përleshje pasi protestat u bënë jashtëzakonisht të dhunshme, me njerëz që sulmonin ndërtesat qeveritare e që u vinin flakën atyre.

Në mesin e kësaj goditjeje, shërbimi i internetit disa herë u shkëput, e ndonjëherë edhe bllokohej, disa aeroporte u mbyllën, përfshirë edhe atë në Almaty, qyteti më i madh i vendit – duke e bërë më të vështirë marrjen e informacioneve rreth asaj çka ndodhte brenda vendit. Edhe shërbimi i telefonit shkëputej gjithashtu.

Tokayev i ka bërë thirrje po ashtu një aleance ushtarake të udhëhequr nga Rusia, Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, për ndihmë dhe trupat filluan të mbërrijnë të enjten. Përfshirja e tyre është një tregues i shqetësimit midis fqinjëve të Kazakistanit, veçanërisht Rusisë, se trazirat mund të përhapen.

Më shumë përleshje në Almaty u raportuan të premten në mëngjes. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se ndërtesa e zënë nga dega kazake e transmetuesit Mir, e financuar nga disa ish-shtete sovjetike, ishte në flakë.

Jeta në normalitet

Mirëpo në pjesë të tjera të vendit jeta vazhdoi t’i kthehej normalitetit. Edhe aeroporti i Almatyt- që u sulmua më herët nga protestuesit – ishte kthyer nën kontrollin e forcave të zbatimit të ligjit kazak dhe forcave të CSTO-së, ka njoftuar të premten zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov. Aeroporti do të qëndrojë i mbyllur deri të premten në mbrëmje, ka lajmëruar stacioni televiziv lokal Khabar 24, duke i cituar zëdhënësit e aeroportit.

Dhe disa orë para se të autorizonte përdorimin e forcës vdekjeprurëse kundër atyre që merrnin pjesë në trazira, Tokayey ka treguar se njëfarë ase qetësie ishte rivendosur, duke thënë se “autoritetet lokale janë nën kontroll të situatës”.

Tokayev është luhatur mes përpjekjes për të qetësuar protestuesit – duke përfshirë dhënien e një kufiri 180-ditor të çmimit për karburantin e automjeteve dhe një moratorium për rritjen e tarifave të shërbimeve – dhe premtimin e masave të ashpra për të shuar trazirat.

Shqetësimet se një goditje më e gjerë mund të ishte në horizont u rritën pasi Tokayev i bëri thirrje aleancës CSTO për ndihmë. Një total prej 2,500 trupash kanë mbërritur deri më tani, të gjithë në Almaty, kanë raportuar mediat kazake, duke cituar zyrtarë të Ministrisë së Jashtme.

Zyrtarët kazakë kanë këmbëngulur që trupat nga aleanca, e cila përfshin disa ish-republika sovjetike, nuk do të luftojnë kundër demonstruesve dhe në vend të kësaj do të marrin përsipër të ruajnë institucionet qeveritare. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse trupat e huaja të dislokuara deri më tani ishin fare të përfshira në shtypjen e trazirave.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit, Tokayev përsëriti pretendimet e tij se “aktorët e huaj” së bashku me “mediat e pavarura” ndihmuan në nxitjen e trazirave.

Ai nuk ofroi asnjë provë për këto pretendime, por një retorikë e tillë është përdorur shpesh nga ish-kombet sovjetike, më së shumti Rusia dhe Bjellorusia, të cilat kërkuan të shtypnin demonstratat masive antiqeveritare gjatë viteve të fundit.

Kazakistani, i cili shtrihet në një territor me madhësinë e Evropës Perëndimore, kufizohet Me Rusinë e Kinën dhe ndodhet në majë të rezervave kolosale të naftës, gazit natyror, uraniumit dhe metaleve të çmuara që e bëjnë atë të rëndësishëm strategjikisht dhe ekonomikisht – teksa kriza ngjalli shqetësim në shumë qarqe.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se i kishte përcjellë zhvillimet me një “shqetësim të madh”, ndërkohë që presidenti francez, Emanuel Macron, ka bërë thirrje për çpërshkallëzim.

Në Gjermani, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Christofer Burger, ka njoftuar se zyrtarët po shqyrtonin raportet e urdhrit për gjuajtje të Tokayev. Nga këndvështrimi i Gjermanisë, “duhet thënë shumë qartë se përdorimi i forcës vdekjeprurëse, i municioneve të gjalla kundër civilëve mund të jetë vetëm një mjet i fundit, veçanërisht nëse forcat ushtarake vendosen”.

Mirëpo Kina duket se ka rritur mbështetjen e saj për qeverinë e Kazakistanit të premten.

Kazakistani është një komponent kritik në lidhjen tokësore të Kinës “Brez and Road” me Evropën dhe trazirat e vazhdueshme në vend mund t’i prishin shpresat e Pekinit për marrëdhënie më të ngushta tregtare dhe politike me kontinentin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e … 

Tragjedi shqiptare në Itali, burri i merr jetën 49-vjeçares duke e … 

5 December, 2025
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, makina përplaset me bordurën dhe merr flakë

5 December, 2025
Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

Pekini do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën 

5 December, 2025
Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, arrestohen dy të rinjtë 

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result