Milani ka vazhduar me fitore në Serie A. Të dielën “rossonerët” mposhtën në udhëtim Venezian me rezultatin 3:0.
Me këtë fitore “kuqezinjtë” janë ngritur në krye të renditjes në Serie A.
Në minutën e dytë mysafirët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Zlatan Ibrahimoviq për 1:0.
Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Milani dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të me Theo Hernandez. I njëjti futbollist shënoi edhe në minutën e 59-të nga pika e bardhë për 3:0.
Me këtë fitore Milani ka 48 pikë pas 21 ndeshjeve në Serie A dhe kryeson. Interi është i dyti me 46 pikë nga 19 ndeshje.