Manchester City, klubi që ka shpenzuar më së shumti për transferime dekadën e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klubet e Manchesterit kanë shpenzuar gjithsej 3.24 miliardë euro për transferime në dekadën e fundit.

City ka pasur kostot më të mëdha. “Qytetarët” kanë shpenzuar 1.65 miliardë euro nga viti 2012 e deri më sot, për gjithsej 260 lojtarë.

United ndan vendin e katërt me Juventusin, pasi të dy klubet shpenzuan 1.48 miliardë euro secili.

Klubi nga Old Trafford solli 167 lojtarë në një periudhë dhjetëvjeçare, kurse italianët 533.

I dyti në listë është Chelsea, që shpenzoi 1.59 miliardë euro për 342 përforcime. Rekordi i “Bluve” është transferimi i Romelu Lukakut për 115 milionë euro.

Paris Saint-Germain me pronarë nga Katari shpenzoi 1.4 miliardë euro dhe ndër 10 klubet që kanë shpenzuar më së shumti janë edhe Atletico Madrid, Real, Arsenal dhe Roma.

Shpenzimet për transferime dekadën e fundit:

1.Manchester City 1.65 miliardë euro

2.Chelsea 1.59

3.Barcelona 1.53

4. Manchester United 1.48

4. Juventus 1.48

6. PSG 1.4

7. Atletico 1.12

8. Real 1.1

9. Arsenal 1.06

10. Roma 1.04

Share This Article