Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, në ditën e parë në punë zgjodhi të bëjë homazhe te shtatorja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Hovenieri vizitën te shtatorja e Rugovës e paralajmëroi teksa dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se “e kam ndier se ky është veprim që si ambasador i SHBA-së duhet ta bëjë për këtë personalitet në historinë e Kosovës”.
Bashkë me Osmanin, Hovenier vendosi kurora me lule te shtatorja e Rugovs.
“Kam nderin të jem këtu për ta njohur kontributin dhe historinë e presidentit Rugova. Desha ta bëj këtë në ditën time të parë si ambasador i SHBA-së në Kosovë. Për shkak të respektit për presidentin Rugova, atë çfarë ai ka përfaqësuar. Pata nderin ta njoh atë në procesin e Rambujesë”, u shpreh ambasadori i SHBA-së.